Lajme

Avokati i Sandulloviqit vendos lule pranë varrit të Blerina Jasharit

By GAZETA SCANNER 1

January 18, 2024

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Në një prononcim para gazetarëve, ai ka thënë se nesër do të shkojë ne Beograd dhe se nuk frikohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur.