Të premtën u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aty morrën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Aty ishte edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Prania e saj aty nuk po i duket korrekte dikujt.
Perfaqësuesi juridik i kryetarit aktual të Gjakovës, Ardian Gjini po thotë se prania e Kusari-Lilat në ata përurim është tendencë për ndikim tek një rast që kanë në trajtim Gjykata për Kryetarin dhe ish-kryetaren e Gjakovës.
“Marrja pjese e nje shefeje te nje grupi paralamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykates Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kunder te paditurit Ardian Gjini (e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht), dhe e cila çeshtje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojme qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çeshtje pasi ka perfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndergjygjese eshte e papranushme dhe perben tendence per te ndikuar ne vendimarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqesorit”, ka shkruar avokati, Meshari Selimaj.
Gjithsesi ai shpreson që Gjykata do të jetë e drejtë në marrjën e vendimit.
“Perkunder kesaj, ne vazhdojme te besojme se gjykata do te merr nje vendim te paanshem, objektiv, te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj ne lidhje me kete ceshtje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje perben shqetesim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunes se Gjakoves Ardian Gjini”, shkroi Selimaj në Facebook.