BotëEkonomi

Aviokompanitë kanë nevojë për 70 deri 80 miliardë ndihmë shtesë

Aviokomanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, ndërmet 70 miliardë dhe 80 miliardë dollarë nga qeveritë, për t’i mbijetuar krizës për shkak të Covid 19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ky sektor, tashmë ka marrë ndihmë 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por në muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të duhej të jenë 70 deri në miliardë dollarë dhe në qoftë se nuk e marrin këtë ndihmë ato nuk do të mbjetojnë, ka vlerësuar de Juinak në një bisedë me gazetën La Tribune, me rastin e tubimit kushtuar transportit ajror “Paris Air Forum”.

“Sa më shumë që zgjatë kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga bankrotimi. Afër 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit, “tha ai de Juinak

Që nga fillimi i krizës për shkak të virusit të koronavirusit, i cili zgjatë pranverës e ka ateruar gati se gjithë flotën botërore për disa javë, qeveritë u kanë ofruar ndihmë kompanive në forma të ndryshme, hua, ndihmë të drejtpërdrejtë, ndihmë për mirëmbajtjen e punonjësve, etj.

Me valën e dytë të koronavirusit, trafiku ajror ka vështirësi të riniset she aviokompanitw do të vazhdojnë të regjistrojnë humbje. Me siguri që ata të kenë humbje prej 100 miliardë dollarë këtë vit, dhe jo 87 miliardë siç është vlerësuar më herët, tha de Juinak. /Rel/