Lajme

Avdullah Lushi vesh uniformën e FSK-së, betohet para familjarëve të vrarë në Qyshk

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2023

I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot është pjesëtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lushit gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes: gjyshi, xhaxhallarët djemtë e xhaxhallarëve si dhe shumë bashkëfshatarë në Qyshk të Pejës.

Avdullahi, një ndër futbollistët e talentuar që i ka Kosova është edhe djali i Naim Lushit, ish-ushtarit të UÇK-së, i plagosur dhe i burgosur politik.

Postimi i plotë i Naim Lushit:

Avdullah TU DHASHTË E MBARA, E NDEROFSH ATDHEUN! Rrugën e sherbimit ndaj Atdheut, nga sot në unoformen e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë. Para tyre u betua që do të shërbej ndershëm e që nuk do të lejoj që të shkilet e të humbet asnjë pikë e gjakut të derdhur për liri e shtet. ME BESIM, NDERË E PËRKUSHTIM, NDERIME ATDHEUT!