Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislim ka reaguar pasi sot në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës iu dha statusi i anëtarit të asociuar.
Në një reagim të bërë në platformën “X”, Bislimi ka thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.
“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në “X”.
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.
Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.