Lajme

Autobusit me udhëtar i ndalohet hyrja në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjak

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak, i është ndaluar hyrja në Serbi.

Ekipi i Tëvë1, është duke qënduar në Bërnjak, ku në pamjet e dërguara shihet autobusi duke u kthyer mbrapa.

Ndryshe, situata në këtë pikë është e qetë dhe se qarkullimi i veturave është i pakët.

Edhe situata në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë është e qetë, pas paralajmërimit për bllokimin e pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.

Po ashtu situatë e qetë aktualisht është edhe në Merdarë.

Kujtojmë, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e MPJD-së.