Botë

Australia kundër ofensivës të mundshme izraelite në Rafah

By GAZETA SCANNER 1

February 15, 2024

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, ka forcuar kundërshtimet e qeverisë australiane ndaj një ofensive të mundshme tokësore izraelite në Rafah.

“Dëshiroj të ritheksoj shqetësimet e rënda të qeverisë australiane për një ofensivë të madhe tokësore të afërt izraelite në Rafah. Kjo do të sillte shkatërrim të mëtejshëm për më shumë se një milion civilë që kërkojnë strehim”, tha ajo.

“Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në zonat me popullsi të dendur rrezikojnë viktima të shumta civile. Australia beson se kjo do të ishte e pajustifikueshme”, shtoi Wong, raporton The Guardian.