Foto: Getty Images

Botë

Austini thotë se ShBA-ja e përmbushi zotimin për ta mbrojtur Izraelin gjatë sulmit nga Irani

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka thënë se vendi i tij “e përmbushi zotimin tonë për të bashkëpunuar me Izraelin në mbrojtjen e tij”, pas pengimit të rreth dhjetë raketave nga 181 sa u hodhën nga Irani drejt Izraelit të martën në mbrëmje.

“Ne e dënojmë këtë akti mizor të agresionit nga Irani dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë çfarëdo sulmi të mëtejmë, përfshirë ato nga grupet e tij prokurë terroriste” – tha zyrtari i lartë amerikan në një deklaratë, duke shtuar se ShBA-ja “nuk do të ngurrojë kurrë që t’i mbrojë forcat dhe interesat tona në LIndje të Mesme dhe ta përkrahë mbrojtjen e Izraelit dhe të partnerëve tanë në rajon”.

Ai i çmoi forcat amerikane që “ndihmuan për të shpëtuar jetë sot nga sulmi i Iranit dhe që vazhdojnë ta mbështesin mbrojtjen e Izraelit dhe të parandalojnë një konflikt të zgjeruar ose eskalim”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Forcat tona mbeten të pozicionuara për t’i mbrojtur trupat amerikane dhe partnerët në Lindje të Mesme, dhe Departamenti [i Mbrojtjes] mban kapacitet të konsiderueshëm për t’i mbrojtur njerëzit tanë, për të ofruar përkrahje të mëtejme për vetëmbrojtjen e Izraelit dhe për të parandaluar eskalim të mëtejmë” – shtoi sekretari amerikan.