Foto: Getty Images

Botë

Austin: Zgjerimi i NATO-s nuk shkaktoi luftën në Ukrainë

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

“Zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk shkaktoi konfliktin në Ukrainë”. Kështu u shprehh sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Unë me respekt nuk pajtohem me mendimin tuaj se zgjerimi i NATO-s shkaktoi krizën në Ukrainë,” tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve në forumin e sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor, i cili u transmetua në faqen e internetit të Pentagonit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes fajësoi autoritetet ruse për konfliktin në Ukrainë.