EkonomiLajme

Auditorja e Përgjithshme kishte kërkuar ulje të pagës, Kuvendi e miraton

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar për zvogëlimin e pagës së Auditores së Përgjithshme, Vlora Spnaca, kërkesë të cilën e kishte bërë vetë ajo.

Kërkesën e Spancës e votuan 64 deputetë të Kuvendit, ndërkaq paga e saj nga 3 mijë e 800 euro sa ishte, do të jetë 2 mijë e 800.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se vendimi hyjnë në fuqi në ditën e miratimit.

“Propozim vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të përgjithshëm e votuan 64 deputetë. Kuvendi e mori vendim që paga mujore prej të jetë 2 mijë 800 euro dhe vendim hynë fuqi në ditën e miratimit”, deklaroi Konjufca.

Spanca gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, në fillim të tetorit të këtij viti, pati thënë se duke parë situatën dhe standardet kërkon uljen e pagës, në 2 800 euro, nga 3 821 sa ishte në total duke përfshirë edhe shtesat.

Ajo kishte nga deputetët që të merret parasysh propozimi i saj.

“Sa i përket diskutimit të pagës, e vlerësoj lartë duke i marr parasysh rrethanat e reja, duke marr parasysh standardet dhe rrethanat që jemi kam menduar se do të ishte më e arsyeshme që paga e auditorit të jetë më e ulët për shkak se si zyre ne duhet të demonstrojmë shembull, dhe propozimi im ka qenë se jo një pagë më e lartë se 2 800 euro do të ishte e mjaftueshme. Unë uroj që të merret parasysh propozimi im, sepse ju jeni ligjvënës”, kishte deklaruar Spanca.