Lajme

Audio-incizimet Kusari-Radoiçiq, Qalaj i PDK-së: Kërkova nga AKI-ja që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur në lidhje me video-incizimet e publikuara ku përfshihen shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, Slavko Simiq i Listës Serbe dhe kryeorganizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e DPT me Fidanin, Qalaj theksoi se ka kërkuar nga AKI-ja “që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës”.

Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha ai në Klan Kosova.