Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot (e premte) do të ketë seancë të jashtëzakonshme.
Kjo seancë pas audio-incizimet të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.
“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ka pasur deputet opozitar që ka kërkuar që Kuvendi t’ia marrë mandatin Kusari-Lilës.
Ndërkaq, kjo e fundit ka thënë se bisedat janë të montuara, duke thënë se pushteti i Albin Kurtit ka bërë që Radojçiq mos të jetë më në Kosovë.
Por, opozita e cilëson Kusari-Lilën si “bashkëpunëtore të Radojçiqit”.