Teknologji

Audi RS Q8 i ABT-së shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.5 sekonda

Muajin e kaluar, kompania e njohur gjermane ABT Sportsline e cila merret me modifikimin e veturave, ka paralajmëruar se do të përforcojë motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8 të cilin e kanë modelet e Audit, të tilla si RS6 Avant, RS7 Sportback dhe RS Q8.

Tani, ABT ka zbuluar më shumë detaje për modelin e fundit (Audi RS Q8) i cili ka marrë më shumë se vetëm fuqi, shkruan carscoops.

ABT e ka përforcuar këtë Audi RS Q8 për 99 kuajfuqi më shumë, që i bie se tani është me kapacitet prej 515 kW/690 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo “bishë” me eksterier me ngjyrë të kaltër tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 3,5 sekonda, 0,3 sekonda më shpejt sesa modeli standard. Shpejtësia maksimale nuk ka ndryshuar, atë e arrin deri në 305 km/h.

Kjo kompani, po ashtu ofron amortizatorët e rinj ALC (ABT Level Control) në tre nivele. Po ashtu, ABT Sportsline thotë se është duke punuar në disa përditësime të reja për këtë model.