Sport

Aubameyang kërkon largimin nga Arsenali nga janar

Pierre-Emerick Aubameyang duket se kërkon largimin nga Arsenali qysh në janar, raporton “Mirror”, përcjell GazetaScanner.

Negociatat mes sulmuesit nga Gaboni dhe klubit nga “Emiratës” kanë ngecur, duke e lënë mundësinë e largimit te ish-yllit te Borussia Dortmundit.

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është i interesuar për Aubameyang. Kontrata aktual e lojtarit me Arsenalin është e vlefshme deri në vitin 2021, por duket se palët do të ndajnë rrugët qysh në muajin janar. Siç raportohet, krerët e Realit shumë shpejtë do të nisin negociatat me Arsenalin për transferimin e Aubameyang në ‘Santiago Bernabeu’. /GazetaScannner/