![Atletja Gresa Bakraqi e mbyll garimin në Lojërat Mesdhetare pa lënë gjurmë Atletja Gresa Bakraqi e mbyll garimin në Lojërat Mesdhetare pa lënë gjurmë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/Gre-600x360-1.jpg)
Gresa Bakraqi e ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Mesdhetare.
Atletja kosovare në tri ditët e fundit nuk ishte mirë me shëndet dhe paraqitja e saj ishte vënë në dyshim.
Por, dëshira e madhe e saj për të garuar në Lojërat Mesdhetare bëri që ajo të mos dorëzohet.
Shëndeti jo i mirë bëri që ajo të mos e ketë paraqitjen e saj më të mirë, duke përfunduar me kohë 4:27.97 minuta, që e renditi në vendin e 10-të.