Sport

Atletico merr vendimin e çuditshëm për merkato

Atletico Madrid nuk do të shpenzojë para në verë për të transferuar lojtarë të rinj, transmeton GazetaScanner.

Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë e klubit madrilen, andaj ata synojnë t’i rikthejnë.

Gjiganti spanjoll në verën e kaluar shpenzoi shumë para për të siguruar shërbimet e Joao Felix nga Benfica për 127 milionë euro, për këtë arsye nuk munden të shpenzojnë gjatë muajve të ardhshëm.

Atletico planifikon t’i shesë dyshen Thomas Lemar dhe Thomas Partey në mënyrë që ta kthejë bilancin pozitiv.

Lemar kërkohet nga Arsenal ndërsa Partey nga Manchester United./Scanner/