Atletico Madrid po finalizon negociatat me Girona për të nënshkruar me sulmuesin ukrainas, Dovbyk.
Klauzola e lirimit të futbollistit nga Girona është 40 milionë euro, por skuadra madrilene po insiston që kjo shumë të ulet.
Lojtari është i bindur se marrëveshja do të arrihet së shpejti ngase kjo është edhe dëshira e tij.
Bashke me Dovbyk, Atletico Madrid po synon që të prezantoi edhe ardhjen e mbrojtësit Le Normand.