Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë mbrëmë në Tiranë në ngjarjen “Muza” të kreatorëve të ri.
Me fustan të bardhë dhe me plot stil, ish-presidentja ka shkëlqyer me elegancën e saj në këtë ngjarje.
“Duartrokasë fituesit dhe gjithë ata që ishin pjesë e kësaj gare për kreativitetin dhe guximin me veshjet të cilat kishin dizajnuar. Falënderoj Kryebashkiakun e Tiranës, mikun tim Erion Velijaj dhe Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Morina Kambo për një organizim të këtij niveli. Dedikimi juaj për diçka më ndryshe e për të gjithë, është për tu duartrokitur gjithmonë” shkruan Jahjaga në njoftim.