Sport

Athletic Bilbao e eliminon Atletico Madridin, kalon në finale të Kupës së Mbretit

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Athletic Bilbao është finalisti i dytë në Kupën e Mbretit për këtë edicion.

Baskët fituan 3:0 ndaj Atletico Madridit në shtëpi, pasi paraprakisht triumfuan 1:0 në ndeshjen e parë.

Vëllezërit Williams shënuan dy golat e parë në pjesën e parë, kurse Guruzeta shënoi në minutën e 61-të për 3:0.

Kësisoj, në finale Athletic Bilbao do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.