Botë

Atentati ndaj Trump ndikon në tregun e kriptomonedhave, rritet çmimi i Bitcoin

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Bitcoin u rrit të hënën pas atentatit ndaj Donald Trump në fundjavë, pasi investitorët panë një shans më të madh që ish-presidenti, i cili është skeptik sa i takon tregut të kriptomonedhave, të fitojë zgjedhjet e nëntorit për president të SHBA.

Çmimi i bitcoin u rrit me 9.5%, duke shkkuar në 62,980 dollarë në tregtimin e mëngjesit në Londër, shkruan CNN.

Ndërsa Trump denoncoi tregun e kriptovalutave gjatë presidencës së tij, që atëherë ai ka bërë një kthesë, me fushatën e tij që madje pranoi pagesa me kriptomonedha.

Platforma zgjedhore e partisë republikane me në qendër Trump premton “t’i japë fund goditjes së paligjshme dhe jo-amerikane të kriptove nga demokratët”.

Republikanët janë zotuar gjithashtu të mbrojnë të drejtën për të minuar bitcoin dhe të sigurojnë që çdo amerikan të mund të bëjë transaksione duke përdorur asete dixhitale “pa mbikëqyrje dhe kontroll të qeverisë”.