Sport

Aston Villa rivalizon Newcastle për transferimin e Ramsey

By GAZETA SCANNER 1

January 03, 2022

Aston Villa është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Aaron Ramsey.

Ramsey pritet të largohet nga Juve këtë muaj, derisa agjenti dhe klubi kanë pranuar që është koha për ndryshime.

Newcastle United është në kontakt me ish yllin e Arsenalit, derisa raportohet se janë favoritët për të nënshkruar me uellsianin.

Sidoqoftë, “Gazzetta dello Sport” raporton se edhe Villa ka interesim për ta rikthyer Ramsey në Premierligë.

Ndërkohë, raportohet se dy klubet janë në bisedime për ta huazuar për gjashtë muaj me opsion blerje në fundin e sezonit.