Sport

Aston Villa fiton ndeshjen e parë kundër Lille

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Aston Villa ka triumfuar në përballjen e parë të çerekfinales së Conference League ndaj Lille. 

Ndeshja e zhvilluar në “Villa Park” është mbyllur me rezultat 2-1.

Watkins (13′) dhe McGinn (56′) kanë realizuar për skuadrën angleze. Golin e vetëm për francezët e ka shënuar Diakite në minutën e tetëdhjetë e katërt.

Në ndeshjet e tjera, Olympiacos ka fituar nga Fenerbahce me rezultat 3-2, Club Brugge nga PAOK FC me rezultat 1-0, ndërsa Viktoria Plzen dhe Fiorentina kanë luajtur baras pa gola. /RTK/