Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e respektimit të të gjitha neneve në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Te çështja e Asociacionit, si një nga pikat e marrëveshjes, sipas Osmanit, me të “veçse pakësohen të drejtat e qytetarëve dhe fuqizohet një lloj pushteti mbi ta”.
Megjithatë, Osmani ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për të përmbushur premtimet e saj sipas marrëveshjes, duke pohuar se “Kosova është shtet serioz; kur ndërmerr një detyrim ndërkombëtar duhet ta zbatojë atë. Por zbatimi i Asociacionit është përmes një procesi, dhe ajo është marrëveshja.”
Pjesë nga deklarimi i Osmanit gjatë intervistës për Zërin e Amerikës:
Natyrisht që i takon Kosovës që të ndërmerr hapa për Asociacionin dhe i takon Serbisë të ndërmarrë hapa drejt njohjes de-facto; të dyja janë në marrëveshjen e njëjtë. Ne nuk mund t’i injorojmë nenen prej 1 deri në 6 e të kcejmë te Neni 7.
Kosova nuk po thotë që nuk do të formohet Asociacioni.
Nuk do të duhej ta krijojmë përshtypjen se Asociacioni i ndihmon qytetarëve serbë në Kosovë; në fakt sistemi më i avancuar i të drejtave të pakicave ekziston në RKS tan ime Kushtetutën aktuale, me ligjet e Pakos së Ahtisaarit…
Me Asociacionin po ju siguroj që veçse pakësohen të drejtat e qytetarëve dhe fuqizohet një lloj pushteti mbi ta, pra liderët e Asociacionit mbi të cilët Vuçiqi për momentin e ka për qëllim t’i kontrollojë dhe ta bëjë Kosovën defunksionale.
Pra, Asociacioni nuk ju jep më shumë të drejta qytetarëve, por përkundrazi ua merr më shumë të drejtat nga poshtë dhe i dërgon ato lart që është në kundërshtim me parimet bazike të Këshillit të Evropës.
Megjithatë ne e kemi dhënë premtimin, dhe Kosova është shtet serioz; kur ndërmerr një detyrim ndërkombëtar duhet ta zbatojë atë. Por zbatimi i Asociacionit është përmes një procesi, dhe ajo është marrëveshja.
Kushtetuta dhe aktgjykimi e ka sqaruar, duhet të ketë akt nga ana e qeverisë dhe pastaj unë mund ta dërgoj atë dokument në Gjykatë Kushtetuese. Por, jo pa akt të tillë fillimisht. Mirëpo duhet ta themi një gjë të qartë se krijimi e Asociacionit nuk nënkupton që ne jemi të gatshëm të dëmtojnë funksionaliteti, kufijt dhe parimin e unitaritetit të shtetit.
Asociacioni mund të krijohet por vetëm brenda këtyre suazave.
Kosova do të mund të ecte para (me Asociacioni) në qoftë se nga partnerët tanë ofrohen garanca të qarta të sigurisë, dhe garanca për ecjen para në organizata ndërkombëtare dhe njohje.
Deri më tani kanë qenë vetëm sikur “do të përpiqemi, do ta shohim, ndoshta”.