“Skenari i një shpërthimi bërthamor në hapësirë, padyshim që do të ishte shkatërrues për të gjithë”, kështu ka deklaruar gjenerali gjerman Michael Trout.
“Katastrofë”, thotë ai teksa komenton deklaratat dhe kërcënimet me përdorimin e armëve bërthamore në hapësirë.
Veç të tjerash, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kreu i komandës gjermane të Hapësirës, Trout tha se ka shumë pyetje për dyshimet dhe thirrjet e bëra javën e kaluar për paralajmërimet se Rusia po zhvillon një armë bërthamore hapësinore.
“Tingëllon si një fantashkencë tha ai, por ende nuk kemi të qartë nëse një armë e tillë hapësinore është raketë me bazë tokësore apo një anije kozmike bërthamore e aftë për të niveluar satelitët në orbitë. Por ajo që di të them është se shpërthimi i një armë bërthamore në hapësirë, do të ishte shkatërrues për të gjithë”, shtoi ai.
Efektet e një sulmi të tillë do të ishin shkatërrimi i mijërave satelitëve që janë në orbitë. “Askush nuk do t’i mbijetonte një sulmi të tillë, asnjë satelit. As kinez, as rus, as amerikan apo evropian”, tha Trout.
Ndërsa Ludwig Muller, kreu i Institutit Evropian të Politikave Hapësinore, paralajmëroi se nëse Rusia lëshon në hapësirë dhe bllokon satelitët komercialë, atëherë pritet një goditje financiare nga bankat në energji që do të kushtojë triliona dollarë.
Megjithatë, zyrtarët në Uashington kanë sqaruar se pavarësisht raportimeve, nuk ka asnjë kërcënim të afërt nga hapësira.