Agjencia e Statistikave e Kosovës po mban konferencën e radhës, lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në Kosovë.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, bëri të ditur se regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar.
“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë veta në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati.
Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj./klan/