Ashanti dhe Nelly kanë zbuluar lajme të reja për adhuruesit e tyre.
Këngëtarja 43-vjeçare dhe reperi 49-vjeçar u ribashkuan në vitin 2023, një dekadë pas ndarjes dhe tani ata po bëhen familje.
Ashanti njoftoi përmes Instagramit se është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë së bashku.
Përveç kësaj, u zbulua se Ashanti dhe Nelly janë fejuar.
“Ky vit i ri i jetës sime është një bekim plot dashuri, shpresë dhe pritje. Mëmësia është diçka që kam pritur me padurim”, tha Ashanti, transmeton Klankosova.tv.
Ky do të jetë fëmija i parë për Ashantin dhe i pesti për Nellyn, i cili është baba i dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme, dhe ai adoptoi fëmijët e motrës së tij pasi ajo vdiq në vitin 2005.