Lajme

“Asgjë s’është pa pare”, Rama tenton ta justifikojë pagesën prej 20 euro në zonën VIP të “Prishtina Fan Zone”

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është përgjigjur deklaratave të asamblistit të LVV-së Ariani Beqiri lidhur me tarifën e hyrjes në “Prishtina Fan Zone” gjatë Kampionatit Evropian.

Rama i krahasoi veprimet e Beqirit me ato të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes.

Megjithatë, Rama tentoi ta justifikonte pagesën në vlerë 20 euro në zonën VIP të “Prishtina Fan Zone” duke thënë se “asgjë nuk është pa para”.

“Nuk është e vërtetë që ata të thonë 20 euro hyrja, është rren totale. Një asamblistë ndoshta që donë të bëhet si Albin Kurti edhe me ra në sy, edhe bën aso gjeste. Unë kam shkuar vet dhe e kam pyetur nëse iu marrin para, për zonën VIP, nëse donë me ta shërby dikush një pije duhet ta paguash atë. Asgjë nuk është pa para, është një atraksion në hapësirë publike, ku e ki një monitorë të madh ku organizatori paguan, organizatori e ka paguar edhe atë hapësirë publike që e ka shfrytëzuar. Ai diku duhet të marrë para, ose duhet ta shesë një pije, evente të tilla nuk janë pa para, kushtojnë… Është demokraci nuk ta ndalon askush me vendos për pije, por jo të thuash është hapësira jem”, pohoi Rama.

“Janë gjëra që janë të rregulluara nuk është anarki qysh të teket, unë jam asamblist i kryeqytetit dhe bëj çfarë të dua, jo nuk bën t’i bën në bazë të disa rregullave, aty janë disa rregulla”, tha Rama më tej në “Debat Plus”.