Lajme

“Asfalt apo çlirimi i veriut e armatimi”, Basha i VV-së kritikon opozitën e lavdëron Kurtin

By GAZETA SCANNER 1

January 16, 2024

“Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radojçiq, ka ndodhur për dy arsye ka theksuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekurt që ka emër, Albin Kurti”.

Në FIVE të Dukagjinit së pari Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radojçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.

“Këta kanë bërë pazare me ta, kane qenë pjesë e pazareve edhe krimet që janë bërë janë kanë në lidhje. Shiqo, Radojçiqi kujt i ka kontrbandu mall, jo serbëve po shqiptarëve këndej. Ka pasur shqiptarëve që kanë qenë të lidhur me ta. Ne kemi filluar me fitu bejte më ta, këta s’kanë pasur betejë këta kanë pasur koalicion. Për më të tepër bashkësia ndërkombëtarëve e di sa presion e kemi pasur, edh opozita dilte e trojke mos gaboni me shku atje se a jeni duke na prish me ndërkombëtarët…

A e din pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çu policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbush me armatim edhe me ble armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet të policisë… duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betejë policia është vegël e shtetit, po Albin Kurti i ka ndejtë mbrapa policisë, ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisje edhe iu ka thënë shkoni deri në fund…”, ka theksuar Basha.

Basha duke kritikuar qeverinë e mëhershme për mos punë në aspektin e sigurisë, por, se vetëm kanë shtruar asfalt, ka theksuar se “nuk të vyen asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë”.

Gjithashtu, ai prapë i ka akuzuar opozitën si bashkëpunëtorë të Radojçiqit.

“Çlirimi i veriut prej bandave kriminale të Radojçiqi, bashkëpunëtorëve të opozitës dikur ka ndodhur për shkak për dy arsye: në një përgatitja profesionale e policisë dhe armatimi i tyre dhe vullneti i hekurt që ka emër, e ai quhet Albin Kurti.

Ne e kemi bërë mendje kështu, bën qytetarët me ec kapak nëpër gropa, po shtregnu Policisë dhe ushtrinë. Edhe tash qytetarët po e shohin rezultatin. Ushtria ka pasur 53 milionë euro buxhet kur e kemi marrë, tash i ka mbi 200 milionë euro. Tash e ki një ushtri të fortë, pasi nuk të vyn asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë… ”, ka thënë Basha, duke marrë një shembull se çka duhet të jetë prioritet, policia e ushtria apo shtrimi i asfaltit.

“Sikur baba të shpia e planifikon apo don fëmijëve me iu ble çanta e libra edhe në e ka një armik, një kojshi hasëm e blen një allti edh e run familjen  apo po don me shtru asfalt edhe me shtruar krejt kocka përpara. A po i kupton prioritet zi zot shtëpia, nuk shtron asfalt ti me lënë fëmijë pa libra”, ka shtuar Basha.