Lajme

Asamblisti i VV-së fyen gazetarët: I paskan dresiratë si zagarë

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Selman Sokoli i ka fyer gazetarët e portaleve të sulmuara nga RTK-ja përmes një shkrimi të revistës boshnjake ‘Slobodna Bosna’.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Sokoli ka përdorur gjuhë fyese ndaj gazetarëve, të cilët i ka quajtur “zagarë”.

“I pash disa profile të gazetarëve të nacionales dhe periskopit (zakonisht kurrë si lexoj). Postime fyese, sharje e ofendime, insinuata e gjendje deliri. Këta i paskan dresiratë si zagartë. Gjynah me të ardhë çfarë niveli. Përnime kokan për gjynah. E gazetaria paska shku për lesh nëse këta i mbronë AGK apo kushdo qoftë. Këta paskan nevojë për trajtim nga tërbimi”, ka shkruar ai.