Lajme

Asambleja gjithë-serbe, Vuçiq: S’do të lejoj kurrë që Kosova të mbetet pa shtet serb

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2024

Në Beograd, sot është mbajtur mbledhja e parë gjithë-serbe mes qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas, ku është miratuar Deklarata e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb.

Pas mbledhjes, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha se serbët kanë bërë gabime në 10 vjetët e fundit, dhe se duke i analizuar gjithë ato gabime, “ne bëmë një marrëveshje, e cila është që pavarësisht nga të gjitha dallimet apo marrëdhëniet e ndërsjella, njerëzit tanë nuk duhet ta vuajnë këtë dhe se asgjë e shëmtuar për RS-në nuk duhet të dëgjohet kurrë në Serbi dhe anasjelltas”.

Që në fillim të fjalës së tij, Vuçiqi foli për situatën në Kosovë, duke thënë se “nuk do ta lejojë kurrë të mbetet pa emër e mbiemër dhe pa shtet serb, sado e vështirë të jetë”.

Ai shtoi se nuk ishte e vështirë të merret me mend se çfarë do të ndodhë në botë kur “forca të përplaset me forcën” dhe se ngjarjet në Ukrainë po e çojnë Serbinë në një fatkeqësi.

Ndër të tjera, ai foli edhe për numrin e ushtarëve serbë, duke thënë se “ne jemi ndoshta kampionët në numrin e luftërave që kemi bërë në shekullin e 20-të”.