Ballina

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2023

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, tha se Aleanca ia ka vënë një vijë të kuqe kryeministrit, Albin Kurtit, duke thënë se nuk meriton jetëgjatësi dhe se AAK-ja nuk ia bën këtë favor atij.

“Në Aleancë tanimë është cementuar bindja që Kosova nuk meriton me ia zgjatë jetën Kurtit në qeverisje edhe Aleanca nuk ia bën këtë fabvor z.Kurtit dhe as disfavor Kosovës në të njëjtën kohë”.

“Le ta kenë të kjart, as sot dhe as mas zgjedhjeve!”, tha ai duke e konfirmuar se ia kanë vënë një vijë të kuqe Kurtit.

“Na ia kemi mushë menen popullit të Kosovës që me bo një Asociacion, shkatërrohemi na krejt, prej Kaçanikut deri në Mitrovicë, shkatërrohet krejt Kosova. Po është rrenë, është mit, kurgjo nuk e gjen Kosovën veç bohet ma mirë. Se atëherë e shtrinë sovranititetin”, tha ai