Lajme

“As në Greqi s’kanë me ju lonë”, Syla tallet keq me mbështetësit e Kurtit: A u jeni anëtarësu diku?

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Dështimi i Kosovës për t`u anëtarësuar në Këshill të Evropës ka nxitur analistin Vlon Syla të tallet me mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka pyetur militantët e VV-së, nëse janë anëtarësuar diku gjatë këtij mandati.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bota e ka izoluar Kosovën.

“Ku jeni o poplli i Albin Kurtit. A u antarësut dikund? Bile najkund?Ju ka blloku Evropa e Bota, qe një ditë as në Greqi skanë me ju lonë… A u ngitë Vetëvensosje?”, ka shkruar Syla.