KB Prishtina ka vazhduar me zyrtarizimin e transferimeve të reja këtë afat. Pas Muhamedali Janjevës dhe Joseph, skuadra kryeqytetase ka njoftuar për marrëveshjen me kapitenin e Pejës, Arti Hajdari.
Përmes një postimi në Facebook, Prishtina ka njoftuar për nënshkrimin me Hajdarin, në një kontratë dvjeçare. Ata kanë vlerësuar lart basketbollistin duke e cilësuar si një specialist të gjuajtjeve nga distanca.
“ZYRTARE: ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!
Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%).
MIRËSEVJEN NË SHTËPINË E KAMPIONËVE, ARTI”
Hajdari ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Pejës në suksesin e arritur sezonin që lam pas, duke u shpallur kampion.