Bayerni e ka eliminuar Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili potencoi se janë të zhgënjyer.
“Dhoma e zhveshjes me të vërtetë e shkatërruar. Jemi të zhgënjyer. Nuk mund të gjej fjalët e duhura për t’ua thënë atyre ”, u shpreh Arteta.
“Është momenti për të qëndruar pranë lojtarëve dhe për të mbështetur, sepse ata janë ata që na kanë çuar në këtë rrugë”.