Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka vlerësuar se pushteti po abuzon me tenderët njëburimor, pas arsyetimeve që Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i arsyetoi me atë që nuk duhet ditur Serbia e Rusia se çka kontranton e çka jo Kosova; ndonëse fjala ishte për një tender 15 milionë euro për licensa të Microsoft-it.
“Abuzim, abuzim, abuzim, keqpërdorim i buxhetit, vjedhje në paradë! Kontratat konfidenciale po e shoh që në opinion po i keqkuptoni dhe po i interpretoni në mënyrë të gabuar, kontratat nënkuptojnë përjashtim nga neni i tretë i Ligjit të prokurimit. Ato janë blerjet sekrete konfidenciale që kanë të bëjnë me sisteme dhe vendbazimin e tyre. E tërë bota e dinë se çka blejmë ne, ky është spekulim për ta abuzuar me buxhet. Sekret mbetet në momentin kur ti sulmon dikë dhe vendi ku ti e sistemon në sisteme të ndryshme. Por, blerjet i bën konfidenciale, auditori nuk ka pse të merret me atë temë, sepse ne kemi vendosur të blejmë këtë lloj armatimi dhe pajisje edhe e marrin nga kompania X, nuk marrin tenderim publik me na ofrua kush çkado. Në bazë të specifikave të pajisjeve të armatimit ne vendosim që cili shtet na ofron ato”, ka thënë Berisha për ”Ekonomia Online”.