Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Deçanit, ku një arsimtar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore.
Lajmin e ka konfrmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ai ka treguar që personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit te shtetit personi i dyshuar është ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kërkese për caktimin e masës se paraburgimit”.
“Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”, ka thënë ai për Express.