Sport

Arsenali vë në shënjestër Rodrygon

By GAZETA SCANNER 1

April 05, 2024

Arsenali ka shprehur interesim për Rodrygon për afatin kalimtar të transferimeve në verë.

Sipas Cadena Ser, e ardhmja e brazilianit në “Santiago Bernabeu”, është e paqartë sidomos me ardhjen e Kylian Mbappen.

Topçinjtë, të cilët renditen në vendin e dytë në Premier League, duan që ta  përforcojnë edhe më tej fazën e sulmit.

Rodrygo ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Realit, duke shënuar 15 gola dhe duke kontribuar me tetë asistime në 42 paraqitje, në të gjitha garat.