Arsenali ka bërë lëvizjen e parë në afatin e transferimeve, duke e ofruar mesfushorin e avansuar të Chelseat, Kai Havertz.
Gjermani pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe biseda me të e ka bindur fantazistin, duke bërë që të shtyjë përpara këtë transferim, i cili tashmë është i përfunduar.
Sipas Fabrizio Romanos, Havertz do t’i kushtojë Arsenalit 60 milionë funta dhe 5 të tjera bonuse, ndërsa do të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin këtë javë.
Fituesi i Championsit me blutë, është lojtari i katërt që kalon tek rivali i qytetit në 4 vitet e fundit, pas David Luiz, Willian dhe Jorginho, Havertz do të djersitë fanellën e dy skuadrave më të mëdha në Londër.