Sport

Arsenali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, eliminon Porton pas penalltive

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2024

Arsenal pas ekzekutimit të penalltive e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Porton.

“Topçinjtë” siguruan ‘biletën’ duke triumfuar me rezultat 4:2 në penallti, pasi rezultati i përgjithshëm në dy takimet doli të jetë 1:1.

Arsenal e nisi shumë më mirë duke qenë më e rrezikshme me disa aksione të shpejta, por që iu mungoi finalizimi.

Ishte Leandro Trossard që kaloi vendasit në epërsi me një finalizim të mrekullueshëm pas një super asistimit të Martin Odegaardit (41’).

Porto në pjesën e dytë tentoi me Conceicao që gjuajti nga distanca, por Raya bëri një super pritje që t’ia mohojë golin.

Arsenal në fakt shënoi përmes Martin Odegaardit, mirëpo që goli i norvegjezit u anulua shkaku që Kai Havertz kishte faulluar Pepen.

Një rast të artë e kishte Gabriel Jesus, që tentoi nga gjashtë metra distancë pasi u inkuadrua mirëpo Diogo Costa me një super pritje ia mohoi golin.

Në kohën shtesë, të dy klubet ishin më të kujdesshëm duke mos rrezikuar aq shumë andaj fituesi u përcaktua në 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, londinezët u treguan më të saktë duke fituar me rezultat 4:2, pasi Wendell dhe Galeno dështuan të shënonin nga penalltia.