Sport

Arsenali me rekord negativ

Arsenali ka vendosur një rekord, por ky rekord nuk është pozitiv.

Pozita e Unai Emery në stolin e Arsenalit është gjithmonë në pikëpyetje më të madhe, pas barazimit të fundit kundër Southampton.

Në pamundësi për të gjetur fitoren, Arsenali ka vendosur rekord për ecurinë më të gjatë pa fitore në 20 vitet e fundit të skuadrës.

Arsenali ka barazuar pesë dhe ka humbur një nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, përcjell lajmi.net.

Kështu ata kanë barazuar rekordin negativ që shënohej në nëntorin dhe dhjetorin e vitit 1998.

Mbetet të shihet nëse bordi i Arsenalit do të marrë ndonjë vendim për Unai Emery. Krishtlindja mund ta gjejë të shkarkuar trajnerin.