Sport

Arsenali fiton në udhëtim te Man Utd, vendos goli i Trossardit

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2024

Arsenali ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Man Unitedit, në ndeshjen e xhiros së 36-të në Premierligë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0. Golin arriti ta shënojë Trossardi me asisitim të Haverzit.

Me këtë fitore, Arsenali rimerr kreun e tabelës dhe grumbullon 86 pikë, një më shumë se vendi i dyti, Man City që ka 85, kurse Man Utd mbetet në vendin e tetë me 54 sosh.