Sport

Arsenali afër transferimit të yllit spanjoll

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2023

Skuadra e Arsenalit është shumë afër të transferojë mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, ose të paktën kështu shkruan tabloidi AS.

Zubimendi preferon të luajë në pozitën e mesfushorit defansiv, por mund të paraqitet edhe si mesfushor qendror, teksa admirohet nga Mikel Arteta.

Vlera e 24-vjeçarit në tregun aktual është rreth 40 milionë euro, për të cilin ishte e interesuar edhe Barcelona, mirëpo nuk ka patur ofertë zyrtare.