Vincent Kompany, sipas të gjitha gjasave, do të zërë vendin e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich. Negociatat mes klubit gjerman dhe trajnerit belg nisën zyrtarisht pak ditë më parë, i cili në fakt ka një kontratë me Burnley deri në vitin 2028.
Ndaj, Kompany mund të largohet nga klubi aktual anglez vetëm nëse të interesuarit paguajnë klauzolën e lirimit e cila mendohet të jetë mbi 10 milionë euro.
Bayern Munich duket se është i bindur për ta ulur atë në stolin e tyre, dhe janë të gatshëm të paguajnë shumën e klauzolës për ta sjellë në Bavari.