West Hami ka arritur marrëveshje në parim me Manchester Unitedin, për të nënshkruar me Harry Maguire.
Maguire do të kalojë në pjesën tjetër të Londrës, për rreth 30 milionë euro, raporton Sky Sports.
Kjo vjen, edhe pas largimit të shiriti të kapitenit të qendërmbrojtësit nga ana e Unitedit.
Ai ishte transferuar në “Old Trafford” për shifrën e 90 milionë eurove, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë.
Këtë epitet ia humbi Josko Gvardiol, i cili u transferua te Manchester City, gjatë kësaj vere.