Lajme

Arrestohet Xhabir Zharku

Është arrestuar ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare sa ka qenë kryetar komune.

Ky operacion që ka rezultuar në arrestimin e Zharkut është kryer nga Departamenti i Krimeve Ekonomike në Ferizaj.