Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Pejë, ishte i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i arrestuar është M.R., 35-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, dhe i njëjti ishte i dënuar me 18 muaj burg.

Më datë 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës, ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata, së bashku me hetuesit nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo-hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar (M. R., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë), i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. I njëjti, pasi janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës (Hajvali).” – thuhet në njoftim.