Lajme

Arrestohet personi që shëtiste me revole në brez

Ditë më parë një person i dyshuar është parë me revole në brezë, derisa po drejtonte një motoçikletë në Vushtrri.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arritur që dje të arrestojë atë duke ia konfiskuar armën.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Më 02.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë ishte parë me armë në brez. Nga i njëjti është konfiskuar arma, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Scanner.