Një person është arrestuar dje në Dollc të Klinës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një manifestimi.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një fishekë dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.