Lajme

Arrestohet një serb i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

By GAZETA SCANNER 1

June 20, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb, banor i Zveçanit të mërkurën në mbrëmje në Bistricë.

I arrestuari L.D, sipas burimeve të Tëvë 1 dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve te KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se i njëjti është duke u intervistuar.

Mbi 100 ushtarë të KFOR-i kishin pësuar lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale.