Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për trafikim të armëve.
I dyshuari është arrestuar gjatë një operacioni policor në një fshat të Podujevës.
Në vendin e ngjarjes njësia policore ka kontrolluar një shtëpi banimi, ku janë sekuestruar dy armë të shkurta (revole), një armë e gjatë (ajrore), njëzet e pesë fishekë, dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata), një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë, si dhe pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal).
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.